Kryesia e grave të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Nismës për Kosovën mbajtën një marsh protestues për të kërkuar lirimin e deputetes së Kuvendit, Donika Kadaj-Bujupi. Marshi ishte i qetë dhe shfaqi mospajtimin e grave, me arrestimin e një deputeteje, e cila mospajtimin e ka shprehur në kuvend. Gjatë marshit protestues, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadija, tha se gratë e kryesisë së opozitës kanë kërkuar takim me kryetaren e vendit, Atifete Jahjaga, por se nuk kanë marrë ndonjë përgjigje pozitive për këtë takim. Deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Pantina theksoi se arrestimi i deputetes, Donika Kadaj-Bujupi është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit, meqë deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë imunitet.
Kontrolloni gjithashtu
Përgjimet zbardhin skenarët për mbulimin e krimit në Reçak
Sipas detajeve të publikuara nga The Washington Post, përgjimet telefonike mes Nikola Shainoviqit dhe kreut …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
