Gratë opozitare marshojnë për të kërkuar lirimin e deputetes, Donika Kadaj-Bujupi

Kryesia e grave të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Nismës për Kosovën mbajtën një marsh protestues për të kërkuar lirimin e deputetes së Kuvendit, Donika Kadaj-Bujupi. Marshi ishte i qetë dhe shfaqi mospajtimin e grave, me arrestimin e një deputeteje, e cila mospajtimin e ka shprehur në kuvend. Gjatë marshit protestues, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadija, tha se gratë e kryesisë së opozitës kanë kërkuar takim me  kryetaren e vendit, Atifete Jahjaga, por se nuk kanë marrë ndonjë përgjigje pozitive për këtë takim. Deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Pantina theksoi se arrestimi i deputetes, Donika Kadaj-Bujupi është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit, meqë deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë imunitet.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu, kritikon ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për pjesëmarrje në fushatën zgjedhore në Maqedoninë e Veriut

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka kritikuar ministren e  Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për pjesëmarrjen e …