Gratë të gjejnë mbështetjen e nevojshme si në sektorin publik, ashtu edhe në sektorin privat

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore ka mbajtur një takim me Aleancen e gruas nga kjo komunë ku ka diskutuar lidhur me mbështetjen e grave, duke u dhënë hapësirën që meritojnë dhe duke i përfshirë në vendimmarrje institucionale.

“Mandati ynë i ardhshëm do të karakterizohet nga një përkushtim i veçantë për mbështetjen e grave të komunës sonë, duke u dhënë hapësirën që meritojnë dhe duke i përfshirë në vendimmarrje institucionale.

Këtë çështje e diskutuam së bashku në një tubim me gra, ku patëm rastin të diskutojmë edhe për masat konkrete që do t’i ndërmarrim që gratë të gjejnë mbështetjen e nevojshme si në sektorin publik, ashtu edhe në sektorin privat.

Faleminderit për angazhimin tuaj të pandalshëm dhe për kurajon e motivin që t’i kontribuoni komunës sonë”, thuhet në postimin në facebook, të kryetarit të komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mban takim koordinues për organizimin e festës tradicionale “Zoja e Madhe” në Letnicë

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur një takim …