Grenell: Ndaj Hashim Thaçit po bëhet padrejtësi, Jack Smith është turp

Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për misione speciale, ka reaguar pas vizitës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Hagë, ku ky i fundit u takua me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Grenell ka shprehur mbështetje të drejtpërdrejtë për qëndrimin e kryeministrit Rama, duke theksuar se ndaj ish-presidentit Thaçi po ushtrohet një padrejtësi e rëndë. Sipas tij, ish-kryeprokurori i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Jack Smith, përfaqëson një turp për drejtësinë ndërkombëtare, ndërsa ka kritikuar ashpër edhe institucionet evropiane për lejimin e vazhdimit të këtij procesi. “Aleati i NATO-s dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e hedh poshtë çështjen ligjore të Jack Smith kundër ish-presidentit Thaçi në Hagë – dhe i turpëron evropianët që lejojnë që kjo padrejtësi të vazhdojë. Jack Smith është një turp. Rama ka të drejtë”, ka shkruar Grenell. Kryeministri Rama udhëtoi të enjten drejt Hagës, ku vizitoi ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili po mbahet në paraburgim në gjykatën speciale në Hagë. Vizita dhe reagimet ndërkombëtare që pasuan kanë nxitur diskutime të gjera politike dhe publike lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Gjatë muajve janar – shtator 2019, 76 persona kanë vdekur në 66 aksidente, ndërsa 8.625 janë lënduar

Dhjetëra aksidente janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, dhjetëra aksidente janë rapotuar …