Brickos

Greqia e mbështet rrugëtimin evropian të Kosovës por pozicioni i saj për mos ta njohur pavarësinë mbetet i pandryshuar

Greqia nuk do ta njohë Kosovën, pavarësisht nga dëshira dhe pretendimi i kryeministrit, Kurti dhe dashuria e tij për këtë shtet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, disa ditë më parë pati deklaruar  se Greqia është më afër njohjes së pavarësisë së Kosovës, duke bërë lëvizjen e parë në këtë drejtim në mesin e pesë shteteve anëtare të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e vendit tonë. Ndërkohë Athina zyrtare ka konfirmuar për opinion se asgjë nuk ka ndryshuar, në drejtim të njohjes së pavarësisë së Kosovës. Greqia ka një Zyrë Ndërlidhëse të akredituar nga UNMIK-u në Prishtinë dhe një Zyrë për Çështje Ekonomike dhe Tregtare të Kosovës. Athina njeh gjithashtu pasaportat e lëshuara nga Kosova. Por i pyetur nga një medium në lidhje me deklaratën e Kurtit, një burim i qeverisë greke komentoi: “Qëndrimi grek ka mbetur i pandryshuar”. Prej disa muajsh raportohet se Greqia mund të jetë e para që do ta njohë Kosovën. Në mars të këtij viti, ministri i Jashtëm i atëhershëm grek, Nikos Dendias, vizitoi Kosovën për të gjashtën herë, duke u takuar me kryetaren, Vjosa Osmani. Greqia, Sllovakia, Rumania, Spanja dhe Qipro nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, të shpallur në vitin 2008 pas luftës së viteve 1998-1999 me Serbinë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …