Greqia nuk mjaftohet me kërkesa, ajo i kërkon Qeverisë në Tiranë të fshijë Çamërinë nga tekstet e historisë

Greqia nuk mjaftohet me kërkesa, ajo i kërkon Qeverisë në Tiranë të fshijë Çamërinë nga tekstet e historisë

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kocias në seancën e kuvendit grek kërkoi që Shqipëria ta “heqë” nga librat “çështjen për çamët”. Kocias, i trimëruar nga kërkesat që ia ka plotësuar Qeveria e Shqipërisë,  deklaroi se gjatë bisedimeve të komisionit të përbashkët të ekspertëve, pala greke i ka bërë të ditur qartë përfaqësuesve të Shqipërisë se termet “territore shqiptare në Greqi” dhe termi “Çamëri” për një pjesë të territorit grek, duhet të fshihen nga librat e historisë dhe gjeografisë. “Në takimin e fundit të komisionit të përzierë të ekspertëve greko-shqiptarë, pala greke kërkoi kategorikisht fshirjen e fjalëve që janë ofenduese për unitetin e shtetit tonë nga librat, për disa territore shqiptare në Greqi. Kjo i bën keq në radhë të parë vetë Shqipërisë”, theksoi Kocias, i bindur se çështja çame nuk do të përmendet më nga Qeveria dhe Shteti shqiptar. Ministri, Ditmir Bushati,  konfirmoi se është formuar grup i përbashkët pune për “vlerësim të librave të historisë në të dyja vendet”.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …