Dushko Markoviq: Dy kryeministra duhet të bisedojnë për çështje të rëndësishme për të dyja vendet

Dushko Markoviq: Dy kryeministra duhet të bisedojnë për çështje të rëndësishme për të dyja vendet

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq ka arritur në Kosovë, me ç’rast është pritur me nderime shtetërore nga kryeministri i vendit tonë Ramush Haradinaj. Kryeministri malazias Markoviq, në konferencën e përbashkët me kryeministrin, Ramush Haradinaj, ka thënë se marrëveshja e Demarkacionit për shtetin e tij ka përfunduar në momentin kur ajo është ratifikuar në parlamentin e Malit të Zi. Por Gjithsesi kemi hapur edhe këtë çështje. Dy kryeministra dhe dy Qeveri duhet të bisedojnë edhe për këtë çështje që është e rëndësishme për të dyja vendet. Mali i Zi dëshiron që të ndihmojë Kosovën si një mik si një fqinj…. pra kemi biseduar për këtë me qëllime më të mira dhe si fqinj të mirë në mënyrë që të gjejmë zgjidhjen më të mirë që të kemi marrëveshjen e ratifikuar dhe në këtë mënyrë që Kosova të ketë më të lehtë rrugën e saj drejt integrimit”, ka deklaruar ndër të tjera kryeministri i malazez, Markoviq. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se është i bindur se do të gjendet një zgjidhje, pasi sipas tij ka një vullnet nga të dyja palët.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Betejën e Qafë Mullarit, heroin e kombit, Ilaz Kodra dhe martirët e Drenicës

Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Betejën e Qafë Mullarit dhe heroin e kombit, …