Avioni amerikan shkatërroi tankun rus T-72 gjatë një bombardimi në mbrojtje të sirianëve nga regjimi kriminal i Assadit

Avioni amerikan shkatërroi tankun rus T-72 gjatë një bombardimi në mbrojtje të sirianëve nga regjimi kriminal i Assadit

Mediet botërore kanë publikuar pamje nga çasti kur një avion luftarak amerikan ka shkatërruar një tank rus në Siri, pasi u zbulua se qindra mercenarë rusë po luftojnë në mënyrë të fshehtë kundër kryengritësve  në Siri. Avioni amerikan shkatërroi tankun rus T-72 gjatë një bombardimi për të mbrojtur sirianët që po luftojnë kundër regjimit kriminal të Assadit. Jo zyrtarisht thuhet  se gjatë goditjeve janë vrarë qindra mercenarë rusë. Nëse kjo rezulton e vërtetë, do të ishte përplasja më e madhe mes forcave amerikane dhe ruse që nga Lufta e Ftohtë, dhe do të përshkallëzojë rritje tensionesh mes dy superfuqive të botës. Tanku rus ishte drejtuar për në zonën Al Tabijeh në momentin që u godit, raporton një zëdhënës i Pentagonit. Kjo ngjarje ndodhi disa ditë pas ushtria amerikane tha se koalicioni anti-xhihadist kishte kryer sulme për vetë-mbrojtje kundër forcave të Presidentit sirian Bashar al-Assad.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli

Kadri Veseli padit deputetin e Albin Kurtit, Visar Korenica për shpifje në lidhje me pretendimet për një projekt të ATK-së

Ish-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili gjendet në procesin gjyqësor të Gjykatës …