Marko Prellac

Grupi Ndërkombëtar i Krizave: Ekzistojnë tri mundësi rreth kompromisit të mundshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Grupi Ndërkombëtar i Krizave konsideron se ekzistojnë  tri mundësi rreth kompromisit të mundshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Këtu përfshihet njohja e Kosovës nga Serbia, autonomia për serbët e Kosovës dhe shqiptarët në Serbi si dhe shkëmbimi i territoreve. Ky grup thotë se deri te një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që do të zgjidhte të gjitha çështjet kryesore sa i përket pavarësisë së Kosovës, megjithatë, rruga është e “turbullt, por edhe e ngushtë”. Në raportin e titulluar “Rinisja e dialogut Kosovë-Serbi” të publikuar të hënën, Grupi Ndërkombëtar i Krizave thotë se pavarësisht se Kosova dhe Serbia, që nga viti 2006 bisedojnë – me disa ndërprerje – të dy vendet janë pajtuar në shumë çështje, por edhe kanë mospajtime për çështjen kryesore: Pavarësinë e Kosovës. Autori kryesor i këtij raporti, Marko Prellec, tha për Radion Evropa e Lirë se duhen të bëhen ndryshime, që procesi i dialogut të ecë drejt një marrëveshjeje përfundimtare, që sipas tij, duhet të përfshijë njohje të ndërsjellë.

Kontrolloni gjithashtu

SHBA dhe Britania me rol kyç në dëshmitë ndaj Thaçit në Hagë

Në Gjykatën Speciale në Hagë, dëshmitë e thirrura në procesin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi po …