Covid

Brenda 24 orëve janë raportuar dhjetë raste të vdekjeve nga virusi korona, 311 raste të reja pozitive, ndërsa 128 janë shëruar

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe laboratorët privatë, janë testuar gjithsej 1 mijë e 903 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave kanë rezultuar 311 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar dhjetë raste të vdekjeve nga  virusi. Numri total i rasteve pozitive është 58 mijë e 399 nga 221 mijë e 663 të dyshimtë në virus  dhe 1 mijë e 466 raste të vdekjeve. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 128 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 51 mijë e 81 raste. Numri i rasteve aktive ka  shënuara ngritje të lehtë dhe tani ka arritur në 5 mijë e 852.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …