Gucati

Gucati: Nëse vazhdon të rritet numri i listës së veteranëve, mund të ketë protesta

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka thënë se nëse vazhdon të rritet numri në listën e veteranëve, mund të ketë protesta të cilat do të jetë të fuqishme. Ai ka shfaqur revoltën e tij ndaj veteranëve mashtrues të cilët po keqpërdorin statusin e veteranëve të luftës së UÇK-së dhe po përfitojnë pensione pa e merituar. Njoftohet se numri i veteranëve sa vjen e rritet. Në muajin shtator, ) numri i veteranëve që kanë përfituar pensione ka arritur në 38.184, duke u rritur për rreth 1,400 vetë brenda një periudhe nëntëmujore, përkatësisht nga janari në shtator 2018. “Pas informacioneve për rritje të numrit të veteranëve, kemi vendosur që javën e ardhshme të mbajnë një mbledhje dhe nëse vërtetohet numri i rritur, ne do të reagojmë shumë ashpër, ndoshta do ta thërras Këshillin Drejtues edhe për ndonjë protestë, ka deklaruar kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati.

Kontrolloni gjithashtu

PDK ngre alarmin për manipulim zgjedhor në Shtime – dyshime për “Trenin Bullgar” në Belinc

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi, ka ngritur …