Veseli: PDK mirëpret kuadrot e reja që duan t’i bashkohen vizionit për zhvillimin e vendit

Veseli: PDK mirëpret kuadrot e reja që duan t’i bashkohen vizionit për zhvillimin e vendit

Në hapje të procesit të brendshëm zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës, kryetari i saj, Kadri Veseli po i viziton degët e kësaj partie. Gjatë takimit me strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës në Kaçanik, Shtime, Malishevë, Rahovec e Gjakovë, ai ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës mirëpret kuadrot e reja që duan t’i bashkohen vizionit për zhvillimin e vendit. PDK po nis një rrugëtim të ri me orientime të qarta për atë se çfarë duhet bërë më shumë dhe më mirë për vendin. I kemi vënë vetes qëllim transformimin ekonomik të Kosovës dhe modernizimin e shoqërisë sonë. Kjo është Dekada e Re. Është mision dhe shtytje për përmirësimin e jetës së secilit qytetar të vendit tonë, ka theksuar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. Ai shfaqi bindjen e tij se në fund të procesit zgjedhor do të konfirmohet se Partia Demokratike e Kosovës është partia më e fuqishme dhe se është e shtrirë në të gjitha lagjet, fshatrat dhe qytetet e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …