HAGA NË MOMENTIN FINAL: Nga 9 deri më 18 shkurt fjalët e fundit në gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së

Gjykata Speciale ka hyrë në fazën përfundimtare të njërit prej proceseve më të debatueshme dhe më të ndjekura politikisht ndaj luftës së Kosovës. Nga 9 deri më 18 shkurt, në Hagë do të mbahen deklaratat përmbyllëse në procesin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Gjatë këtyre ditëve vendimtare, pritet që Prokuroria Speciale, mbrojtja dhe vetë të akuzuarit të japin fjalët e fundit në një proces që prej fillimit është shoqëruar me akuza për selektivitet, standarde të dyfishta dhe padrejtësi historike ndaj luftës çlirimtare të Kosovës. Katër ish-krerët e UÇK-së ndodhen në paraburgim që nga 5 nëntori i vitit 2020, duke kaluar  lufte dhe kundër njerëzimit, akuza që mbrojtja dhe një pjesë e madhe e opinionit publik i konsideron të pabazuara dhe politikisht të motivuara. Procesi gjyqësor nisi në prill të vitit 2023, ndërsa Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) njoftoi më 16 prill të vitit të kaluar se ka përmbyllur paraqitjen e provave. Gjatë më shumë se dy vjetëve procedurë, Prokuroria thirri 125 dëshmitarë dhe paraqiti rreth 3 mijë prova materiale, një volum i madh që, sipas kritikëve, nuk ka arritur të provojë një strukturë kriminale të pretenduar të UÇK-së. Tani gjithçka po shkon drejt aktit final. Fjalët përmbyllëse pritet të jenë jo vetëm juridike, por edhe historike e politike, pasi ky proces nuk po gjykon vetëm katër individë, por në sytë e shumë qytetarëve po vihet në bankën e të akuzuarve vetë lufta çlirimtare e Kosovës. Vendimi që pritet do të lë gjurmë të thella në drejtësi, histori dhe ndërgjegjen kolektive të shqiptarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Agim Veliu

Agim Veliu: Rezultati i zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit nuk mund të kalohet në heshtje

Ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka shkruar se rezultati zgjedhjeve të fundit …