Haga refuzon shtimin e Bislim Zyrapit në listën e dëshmitarëve të mbrojtjes, por pranon pesë deklaratat e tij për verifikim

Gjykata sepciale në Hagë ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit për ta shtuar Bislim Zyrapin në listën e dëshmitarëve, duke vlerësuar se një hap i tillë do të anashkalonte skemën procedurale dhe do t’u mohonte palëve tjera mundësinë e pyetjeve shtesë. Megjithatë, trupi gjykues ka pranuar pesë deklaratat e mëhershme të Zyrapit, të cilat do të përdoren vetëm për krahasimin e qëndrueshmërisë së dëshmisë së tij, pa vlefshmëri për provimin e përmbajtjes. Mbrojtja insistoi se Zyrapi është dëshmitar thelbësor dhe se deklaratat e tij përmbajnë prova lehtësuese që nuk mund të injorohen. Ajo argumentoi se Rregulla 153 është rruga e duhur procedurale, pasi materiali nuk bie në kategorinë e deklaratave formale të marra nga Prokuroria sipas Rregullës 155. Në anën tjetër, Prokuroria kundërshtoi vlefshmërinë e deklaratave, duke thënë se mbrojtja ka pasur mundësi ta pyesë dëshmitarin gjatë dëshmisë së tij në vitin 2024. Gjykata vlerësoi se mbrojtja nuk dha arsye të mjaftueshme për vonesën në paraqitjen e kërkesës dhe se shtimi i Zyrapit në listën e dëshmitarëve do të cenonte strukturën procedurale. Megjithatë, me pëlqimin e të dyja palëve, pesë deklaratat u pranuan sipas Rregullës 138, vetëm për të testuar besueshmërinë e dëshmisë. Vendimi shënon një kufizim për mbrojtjen, duke i lejuar asaj përdorimin e materialit të Zyrapit, por jo rikthimin e tij në bankën e dëshmitarëve

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …