Hahn: Duhet të lëmë Kosovën dhe Serbinë të negociojnë vetë, përsa i përket shkëmbimit të territorit

Hahn: Duhet të lëmë Kosovën dhe Serbinë të negociojnë vetë, përsa i përket shkëmbimit të territorit

Komisioneri për zgjerimin Johannes Hahn ka theksuar sërish në takimin e grupit të PPE-së se Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë vetë, përsa i përket shkëmbimit të territorit, dhe se për BE e rëndësishme është stabiliteti. “Duhet të lëmë Kosovën dhe Serbinë të negociojnë vetë, përsa i përket shkëmbimit të territorit. Stabiliteti është çelësi. Anëtarësimi në BE është shpërblimi për stabilitetin”, është shprehur Hahn. Ai theksoi në takim se është në interesin e BE që të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të kenë një perspektivë të besueshme të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Por qytetarët e BE nuk duhet ta shohin këtë si një barrë ekonomike. “Ne duhet të sigurohemi që qytetarët tanë nuk e shohin anëtarësimin e vendeve të reja si një barrë ekonomike, por si një aset”, tha më tej Hahn,duke folur për mundësinë e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …