Hajdar Beqa

Hajdar Beqa: Albin Kurti ka qenë i gatshëm që ta luftonte Asociacionin edhe me çmimin e vënies flakë institucioneve të vendit

Deputeti  i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike, Hajdar Beqa, ka komentuar Marrëveshjen dhe Aneksin e Planit Franko-Gjerman, dhe takimin e Ohrit të kryeministrit, Albin Kurti dhe kryetarit të Serbisë, Vuqiq. Ai e ka pyetur kryeministrin Kurti se ku kanë mbetur kauzat e mashtrimit të tij. Kush do ta paguajë dëmin që ja ke shkaktuar Kosovës për 12 vite rresht, duke i kundërshtuar të gjitha marrëveshjet, madje tani edhe duke i degraduar ato. Pas takimit të Ohrit, mendoj se duhet të kesh  legjitimitet të ri, sepse tanimë me veprimet e kësaj qeverie të paaftë ne raport me dialogun, kanë ndryshuar rrethanat ku kjo legjislaturë dhe ky ekzekutiv nuk kanë mandat të shkojnë tutje! Albini tha se nuk frikësohet që ta pranojë dhe nënshkruajë Marrëveshjen dhe Aneksin e Planit Franko-Gjerman, duke ditur se ne pikën 7 të saj është edhe “Zajednica” të cilën e kishte kundërshtuar duke qenë i gatshëm që ta paguante edhe me çmimin e vënies flakë institucioneve të vendit!

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …