Hajredin Kuçi

Kuçi nuk dëshiron të jetë edhe më tej ministër i Drejtësisë për shkak të Gjykatës Speciale (!)

Burime jo zyrtare bëjnë të ditur se PDK-ja nuk dëshiron ta drejtojë Ministrinë e Drejtësisë, në kohën kur Gjykata Speciale do t’i drejtojë aktakuzat e para kundër ish-eprorëve të UÇK-së. Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, citohet të ketë deklaruar se do të tërhiqet nga kjo Ministri, meqë nuk dëshiron të jetë në krye të këtij dikasteri pasi të funksionalizohet Gjykata kundër UÇK-së. Në këtë ministri kanë pohuar se Hajredin Kuçi ka shfaqur dëshirë të lërë postin e ministrit, ndërsa kërkesën për largim nga udhëheqja e kësaj ministrie e ka kërkuar qysh moti.

Është e mundshme që largimin e Kuçit ta ketë kërkuar edhe EULEX-i për shkak të reagimit të kryeparit të këtij misioni, z. Meuçi, i cili kishte kërkuar sqarim rreth një deklarate të Hajredin Kuçit, në mbrojtje  të luftës së UÇK-së. Po ashtu nuk duket bindëse dorëheqja, përderisa Ministria e Drejtësisë ka bërë punën kryesore për krijimin e bazës ligjore të Gjykatës Speciale kundër UÇK-së. Tërheqja e tanishme nuk e amniston PDK-së, Thaçin, Kuçin dhe asnjë zyrtar të kësaj partie, për të mos thënë edhe asnjë anëtar të saj. Asnjë zyrtar apo anëtar i PDK-së nuk ka deklaruar publikisht se nuk pajtohet me themelimin e Gjykatës Speciale. Të gjithë deputetët që kanë votuar themelimin e Gjykatës Speciale, qofshin ata edhe krerë e organizatorë të luftës në nivele të ndryshme,  e kanë tradhtuar luftën heroike të UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …