Ushtria Çlirmtare e Kosovës ka luftuar për çlrimin e Kosovës nga aparati shtetror okupues serb. Lufta ishte e drejtë e pastër dhe çlirimtare. Mendim tjetër për luftën çlirimtare kanë vetëm Srbia dhe Rusia me bashkëpuntorët e tyre (koalobrocionistët). Beteja e 28 shkurtit 1999, në fshatin Gajre të Kaçanikut, ishte një nga përballjet e armatosura ndërmjet forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe forcave okupatore serbe në fillim të vitit 1999 në zonën e përgjegjsisë së brigadës 162 “Agim Bajrami”, të Zonës Operative të Nerodimes, në rajonin e Kaçanikut. Forcat okupatore serbe me armatim të rëndë dhe teknikë luftarake, filluan operacionin për marrjen e fshatit Gajre me qëllim ti terrorizojnë qytetarët dhe dhe të masakrojnë popullatën civile si në shumë vende tjera të Kosovës. Përballë tyre qëndruan forcat çlirimtare të kompanisë së parë nën komandën e zv.komandantit Naser Hasaj, ato hasën në rezistencë të ashpër të togut të komanduar nga komandanti Hetem Hasaj dhe togut tjetër të komandant Muharrem Baftiu, ndërsa togu i komandant Nazmi Osmanit ishte në brendësi të fshatit, mbi lagjen Çallaku dhe Mulaku.
Pas luftimeve të ashpra, forcave serbe iu vijnë në ndihmë forca shtesë nga Ferizaji, Gjilani dhe Prishtina. Kurse forcave çlirimtare iu vijnë në ndihmë Policia Ushtarake e komanduar nga Fadil Çaka, Kompania e komanduar nga Muzafer Çaka dhe komanda e Brigadës në krye me komandantin Qamil Ilazin. Luftimet vazhduan deri në orët e mbrëmjes pastaj u detyruan forcat okupatore serbe të tërhiqen me humbje, aty iu mbet i vrarë komandanti i milicisë serbe në Kaçanik, me disa milicë e ushtarë si dhe disa të plagosur. Për shkak të humbjeve të mëdha forcat serbe tërhiqen në qytetin e Kaçanikut për të bërë përgatitjet deri më 8 mars 1999 dhe në orët e mëngjesit rrethojnë rrugët e fshatit Gajre, Ivajë dhe Kotlinë dhe me të zbardhë dita fillojnë granatimet. Epiqendra e sulmit ishte Fshati Ivajë por nuk munguan sulmet as në fshatin Gajre.
Nga forcat çlirimtare në betejën e Gajrës më 28 shkurt 1999, bie heroikisht komandanti i togut Hetem Hasaj, kurse u plagos zv.komandanti i kompanisë Naser Hasaj dhe luftëtarët: Bekim Vishi dhe Ekrem Ahmetaj kurse nga popullata civile u vra Rrustem Çallaku dhe u plagos Fejzulla Çallaku. Roli i komandantit të togut Hetem Hasaj, në betejën e Gajrës. Komandanti i togut Hetem Hasaj kishte një rol të rëndësishëm në organizimin dhe drejtimin e njësisë së tij gjatë kësaj beteje. Sipas dëshmive dhe rrëfimeve nga bashkëluftëtarët: • Organizoi mbrojtjen, udhëhoqi pozicionimin e luftëtarëve në pika strategjike në Gajre, duke shfrytëzuar terrenin malor për mbrojtje dhe kundërpërgjigje.
• Koordinoi veprimet si komandant togu, ai mbajti lidhje me strukturat e larta të brigadës dhe me njësitë përreth për të siguruar bashkërendim gjatë sulmit.
• Qëndroi përballë ofensivës – Forcat serbe ndërmorën operacione për të depërtuar dhe për t’i thyer njësitë e UÇK-së në këtë zonë dhe për të masakruar popullatën civile si në shëmë vende tjera, por togu nën drejtimin e komandantit Hetem Hasaj bëri rezistencë të organizuar, duke i kthyer mbrapa forcat serbe me humbje të mëdha në ushtar dhe milicë ( në këtë betejë ka mbetur i vrarë komandanti i milicisë okupator serbe në Kaçanik me disa milicë dhe ushtare dhe shumë të plagosur) por edhe teknikë luftarake.
• Morali i luftëtarëve u rritë, sidomos pas luftimeve të komandantit në vijën e parë deri në rënien heroike të komandantit Hetem Hasaj, gjithashtu ky shembul heroik ishte motivim, duke ndikuar në ruajtjen e disiplinës dhe vendosshmërisë së luftëtarëve të lirisë në kushte të vështira. Beteja e Gajres konsiderohet si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të UÇK-së për të mbajtur kontrollin në zonën strategjike të Kaçanikut, e cila kishte rëndësi për lidhjet ndërmjet rajoneve jugore dhe qendrore të Kosovës si dhe mbrojtjen e popullatës civile.
Nga këndëvështrimi i historisë ushtarake, Beteja e Gajrës: Paraçet një shembull të mbrojtjes teritoriale në kushte të disbalances ushtarake, Ilustron rëndësinë e terenit në strategjinë e UÇK-së, Konfirmon rolin kyç të zonës së Kaçanikut në arkitekturën operative të luftës. Roli strategjik i Betejës së Gajres qëndron në tre demensione kryesore: Teritorial, mbrojtja e koridorit jugor dhe pikave kyçe; Operacional, demostrim i organizimit dhe kordinimit lokal; Psikologjike politike, ndikim në moralin e forcave dhe në klimën e përgjithshme para ndërhyrjes së NATO-s në krye me SHBA-ës. Lavdi heroit të kombit Hetem Hasajt dhe gjithë heronjëve dhe dëshmorëve çë kanë rënë për Lirin e kombit dhe atdheut! Nderim luftëtarëve! Vdekje tradhëtarëve! Liri për drejtuesit e UÇK-së!
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
