Hajrush Kurtaj: Kujtime nga Operacionet Luftarake në Kaçanik dhe Përkujtimi i 26 Shkurtit 1999

Pas operacioneve luftarake më 10 gusht 1998, në fshatin Gabrricë, dhe operacioneve luftarake nga 5 gushti 1998 deri më 28 shtator 1998, në Jezercë, si dhe aktiviteteve ushtarake nga 1 tetori 1998 e deri më 25 shkurt 1999, kujtojmë 27 vite më parë (26 shkurt 1999). Në mëngjes, komandanti Emrush Soma (komandant Hoxha) telefonoi komandantin e Brigadës Qamil Ilazi dhe e njoftoi se forcat serbe kishin filluar sulmet në pikën e luftës në Puset e Nikës. Komandanti i Brigadës Qamil Ilazi i tha komandantit të kompanisë, Emrush Sumës, të vazhdonte mbrojtjen e pozicioneve.

Komanda e Brigadës 162 “Agim Bajrami”, më 26 shkurt 1999, në Biçecë, në shtëpinë e Hamdi Sallahut, mori vendim dhe lëshoi urdhër që njësitet çlirimtare në Kaçanik të kalojnë nga taktika guerile e luftës në luftë frontale. Njësitë u organizuan si më poshtë:

  • Një kompani e drejtuar nga komandanti Muzafer Çaka;

  • Një togë e udhëhequr nga Hajrullah Shehu dhe zv. komandanti Hajrush Kurtaj;

  • Komandanti i togut Izahir Troni, komandanti i togut Shefket Palloshi, Sadik Çallaku dhe Haxhi Çallaku u nisën menjëherë drejt Puset e Nikës për t’u ardhur në ndihmë njësive në luftime.

Njësitë e Brigadës u organizuan në kompani dhe u urdhëruan të marrin masat e sigurisë dhe të marshojnë drejt Lagjes Kukaj të fshatit Bobë, ku do të merrnin planin luftarak. Kompania e furnizimit në Glloboshicë dhe Shtrazë, e drejtuar nga komandanti Ilaz Ceka; Kompania e Parë, e drejtuar nga komandanti Musa Zenuni me zv. komandant Naser Hasaj, ishte e vendosur në fshatrat Gabrricë, Duraj, Bajnicë, Elezaj, Gërlicë dhe Semajë. Kompania e Dytë, e drejtuar nga Heset Malsiu me zv. Muharrem Baftiu, ishte e vendosur në Dubravë; Kompania e Tretë, e drejtuar nga komandanti Feriz Guri, në Nikaj; Kompania e Katërt, e drejtuar nga Remzi Krraba me zv. komandant Beqir Krasniqi, në Stagovë, Kaçanik i Vjetër dhe Begracë; Kompania e Pestë, e drejtuar nga Hisen Bela, nga Runjeva deri te Stanet e Brutëve dhe në disa lagje të qytetit; Kompania e Gjashtë, e drejtuar nga komandanti Rufki Suma me zv. komandant Emrush Suma, ishte e vendosur në Puset e Nikës që nga qershori. Komandanti i kompanisë Fahri Demnika në Doganaj, komandanti i togut Shefket Palloshi në Biçec, komandanti i togut Izahir Troni në Kovaçec, si dhe komandanti i Policisë Ushtarake Xhabir Elezi në Doganaj.

Pas arritjes në Kukaj, njësitë dhe komandantët e tyre morën nga komandanti i Brigadës, Qamil Ilazi, urdhërat me planet luftarake dhe u vendosën në zonat e përgjegjësisë në Gajre, Ivajë dhe Kotlinë. Me vendosjen e njësive në pozicione, filluan të përgatiteshin istikamet, pikat e snajperistave dhe pikat e vëzhgimit. Ishte e domosdoshme përgatitje e shpejtë, dhe shumë të rinj dhe të reja iu bashkuan UÇK-së. Armatimi ishte i kufizuar, por vullneti dhe motivimi i luftëtarëve i madh.

Njësitë çlirimtare arritën të zbrapsin forcat okupatore serbe nga Puset e Nikës me humbje të mëdha për armikun, ndërsa nga forcat çlirimtare nuk pati humbje. Forcat çlirimtare vazhduan përgatitjet luftarake, kishin moral të lartë dhe ishin të gatshme për betejat e ardhshme, si: beteja e 28 shkurtit 1999 në fshatin Gajre; beteja e 2 dhe 3 marsit 1999 në Puset e Nikës; beteja e 8 marsit 1999 në fshatin Ivajë, etj.

Pas këtyre betejave, komanda e Brigadës 162 “Agim Bajrami”, me shtabin, bëri ristrukturimin e njësive në tri batalione. U emëruan komandantët e batalioneve me shtabet e tyre, komandantët e kompanive, komandantët e togjeve, komandantët e skuadrave, komandantët e togut të Logjistikës, togut vëzhgues dhe Njësisë Speciale. Luftimet vazhduan me: beteja e 24 marsit në Ivajë; masakra në Kotlinë; masakra e 28 marsit në Kaçanik; beteja e 8 prillit 1999 te pompa në hyrje të Kaçanikut; beteja e 9 prillit 1999 në Nikaj, në Lagjen Rakoc dhe në Lagjen e Re; masakra më 13 prill në Lamaj, Cakaj, Sllatinë; masakra e 21 majit 1999 në Stagovë; si dhe beteja e 25 majit 1999 nga fshati Bobë deri në fshatin Biçec, lagjja Zharkë. Operacionet luftarake vazhduan deri në çlirimin e Kaçanikut dhe të Kosovës.

Ajo që është për t’u përshëndetur, është vendimi i Kompanisë së Dytë, nën komandën e komandantit Muzafer Çaka, që nga viti 2000, çdo vit, në këtë datë (26 shkurt 1999), të shënojnë, vizitojnë pozicionet e luftës, të bëjnë nderime pranë varreve të dëshmorëve dhe të organizojnë një darkë të përbashkët, duke evokuar ditët e lavdisë kombëtare.

Si drejtues i luftës çlirimtare në Kaçanik, falënderoj dhe përgëzoj të gjithë pjesëmarrësit për organizimin dhe përkujtimin e vlerave kombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Prof.dr. Sabile Keçmezi- Basha: E VËRTETA PËR UÇK-NË NUK GUXON TË HESHTË

Rastësia ka një mënyrë të çuditshme për të na gjetur pikërisht atëherë kur nuk presim …