Më 4 prill 2026, përkujtojmë me nderim dhe krenari 27-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit Razim Hasaj, nga Gabrrica heroike e komunës së Kaçanikut. Ai ra për lirinë që ne e gëzojmë sot, duke u bërë simbol i guximit, sakrificës dhe dashurisë për atdheun. Vepra dhe ideali i tij mbeten frymëzim për brezat që vijnë, ndërsa kujtimi i tij jeton përherë në zemrat tona. Lavdi e përjetshme dëshmorit Razim Hasaj! I paharruar qoftë kontributi dhe sakrifica e tij për lirinë e Kosovës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
