Haki Abazi: Ende nuk keni parë atë që as nuk e imagjinoni dot

Anëtari i AAK-së, Haki Abazi, ka reaguar ashpër ndaj situatës ekonomike në vend, duke theksuar rritjen e çmimeve dhe duke akuzuar institucionet për paaftësi dhe mashtrim. Ai ka veçuar rritjen e çmimit të suxhukut me 16.1%, njëjtë si çmimi i energjisë elektrike, duke e quajtur këtë një goditje të qëllimshme ndaj qytetarëve. Në një reagim të ashpër në rrjete sociale, Abazi ka shkruar: “Cirku dhe palaço! Ende nuk keni parë atë që as nuk e imagjinoni dot!” Ai ka akuzuar Zyrën e Rregullatorit për Energji, si pjesë të një skeme të përbashkët me Qeverinë, duke i konsideruar këto veprime si dështim të plotë institucional. Sipas tij, vendimet e fundit janë të papërgjegjshme dhe po rëndojnë më tej jetën e qytetarëve në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Krasniqi: Kurti kishte thënë se kandidati i PDK-së “e meriton me vra”

Ish-kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet, Dardan Krasniqi, ka bërë një pretendim …