leoni

Haki Abazi: Sulmet e Kurtit e Osmanit mbi Kushtetuesen, pika e fundit për SHBA-në

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryetarit të VV-së, Albin Kurti, dhe presidentes Vjosa Osmani, duke i lidhur drejtpërdrejt veprimet e tyre me vendimin e SHBA-së për pezullimin e Dialogut Strategjik me Kosovën. Sipas tij, sulmet dhe mosrespektimi i Gjykatës Kushtetuese ishin fundi i durimit për administratën amerikane. “Unë kam paralajmëruar prej vitesh se diskursi i kësaj qeverie dhe i Kurtit është përplasës dhe jo produktiv për Kosovën. Pas goditjeve të njëpasnjëshme të institucioneve, përfshirë mosrespektimin e Gjykatës Supreme, ishte e pritshme një reagim nga BE dhe SHBA. Sulmi mbi Kushtetuesen nga Kurti dhe Osmani është sulmi më i rëndë që i është bërë Kosovës dhe pavarësisë së saj. Ai moment ishte fundi i durimit për amerikanët dhe duhet të jetë fundi edhe për qytetarët,” ka thënë Abazi. Ai e ka quajtur këtë situatë “një shfaqje të qartë të analizës amerikane” se në Kosovë po tentohet centralizim i pushtetit dhe kontroll mbi institucionet, gjë që sipas tij rrezikon funksionimin demokratik të shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi:

Memli Krasniqi: “Dimal Basha i përfaqëson Vetëvendosjen ashtu siç janë” – kritikon edhe degradimin e raporteve me SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka ironizuar kandidimin e Dimal Bashës nga …