Halil Çadraku; Nuk kam hasur ndonjë shkrim, apo referim, që Hashim Thaçit e Kadri Veselit t’iu drejtoheshin si gjeneralë

Dëshmitari,  Halil Çadraku deklaroi sot  në Hagë se asnjëherë nuk ka parë në ndonjë shkrim që Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit t’iu referoheshin si “gjeneralë”. Kjo dëshmon që tani të akuzuarit nuk kanë pasur aktivitet ushtarak dhe operacional gjatë luftës. Detyrat e tyre ishin  që të kontaktonin me strukturat ndërkombëtare. Që 25 vjet, shtypi kosovar është i mbingarkuar me lloj-lloj shkrimesh si pozitive, si negative. Në asnjë gazetë si të kundërshtarëve e si të tonat, nuk kam lexuar t’i thuhet Hashim Thaçit, ‘Gjeneral Hashim Thaçi’. Në asnjë libër apo gazetë nuk kam parë t’i thuhet ‘Gjeneral Kadri Veseli’. Kjo e dëshmon që ata nuk kishin aktivitet të tyre ushtarak,-operacional të tyre gjatë luftës së  viteve 1998-1999, por kishin më shumë detyra të tyre të kontaktonin me strukturat ndërkombëtare”, tha Çadraku.

Kontrolloni gjithashtu

Rezoluta për UÇK-në drejt Hagës mesazhi politik i shqiptarëve nga Shkupi sfidon narrativën e Speciales

Një iniciativë politike nga Shkupi pritet të marrë jehonë direkte në Hagë, pasi deputetët shqiptarë …