Xhavit Haliti

Haliti kujton rëniën heroike të luftëtarit të UÇK-së Luan Haradinajt

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka kujtuar 20 vjetorin e rënies së ish-ushtrarit të UÇK-së, Luan Haradinaj. “Sot, bëhen 20 vjet nga rënia e njërit nga pjesëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Luan Haradinaj. Ai ra në krye të detyrës për të ndihmuar grupin për të hyrë në Kosovë. Por, fitoi pavdekësinë. Luanin e kisha më shumë se sa vëlla. Ai ishte vërtetë luan i UÇK-së. Ishte ndër të rrallët i përgatitur për të vepruar në Kosovë dhe në Shqipëri. Për të gjitha dëtyrat e ngarkuara, Luani asnjëherë nuk tha: “jo, nuk mundëm”. Ishte i përpikët dhe jo rrahagjokës. Luani mëriton të nderohet dhe të respektohet përjetësisht nga Kombi shqiptar”, ka shkruar Haliti.

 

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza priti ambasadorin slloven, theksohet mbështetja euroatlantike dhe partneriteti bilateral

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, priti në takim ambasadorin e Sllovenisë në …