Brickos

Naim Maloku: Korrupsioni, nepotizmi, haraçi, fajdet, sistemi i drejtësisë i degraduar, shëndetësia dhe arsimi janë problemet e Kosovës

Maloku: Mocioni i opozitës sjell dy variante, njëri do të dalë fitues

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Naim Maloku, duke folur rreth situatës së fundit politike në vend, pas mocionit të opozitës, ka thënë se në situatën aktuale zgjedhjet e parakohshme do t’i konvenonin vetëm PDK-së. Maloku me mocionin e opozitës sheh dy variante. “Dihet që zgjedhjet e parakohshme parlamentare i konvenojnë në këtë situatë vetëm PDK-së. Për shkak të pamundësisë për shumë arsye, që PDK-ja të tërhiqet nga koalicioni u gjenden argatët e PDK-së dhe e dërguan mocionin për rrëzimin e Qeverisë në Kuvend. Situatë e ngjashme, dhe e provuar edhe në vitin 2010 kur ish-presidenti Fatmir Sejdiu nga argatët e atëhershëm të PDK-së u dërgua në Kushtetuese. Nga dy variantet njëra do të ndodhë në Kuvend: Do të këtë sukses mocioni dhe kjo do të jetë fitore vetëm e PDK-së me çka krijohet mundësia e vetme që edhe njëherë t’i fitojë zgjedhjet…..argatët si gjithherë ‘pas bishtit të kalit’ ose; Për shkak të presionit amerikano-gjerman mocioni do të dështojë dhe nga kjo do të dalin edhe më të fuqishëm Isa Mustafa dhe LDK-ja. Argatët edhe ashtu argat mbesin!”, ka shkruar Naim Maloku në një postim të tij.

 

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …