OVL e UÇK-së

OVL e UÇK-së në Pejë ka shënuar 5 Majin – Ditën e Dëshmorëve të Kombit Shqiptar

Manifestimi ka filluar me 4 maj, ku gjatë ditës janë vendosur lule në Varrezat e Dëshmorëve në 46 lokacione, nga delegacionet e veteranëve dhe familjeve të Dëshmorëve. Ndërsa të premten me 5 maj, ora 11:00 janë bërë homazhe në qendër të qytetit, ku mes tjerash mori pjesë edhe Komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit Ramush Haradinaj.

Në ora 12:00 u mbajt Akademia solemne e 5 Majit, në prezencën e familjeve të Dëshmorëve dhe mysafirëve të shumtë. Në akademi, Sekretari i Degës së OVL të UÇK-së në Pejë, Lulëzim Blaka, paraqiti kumtesën “Rruga drejt lirisë”. Të pranishmëve iu drejtuan edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë Qemal Minxhozi dhe deputetët Daut Haradinaj e Rrustem Berisha. Në akademi u shfaq dhe një dokumentar i shkurtër me aktivitetet e Degës së OVL të UÇK-së në Pejë, u kënduan këngë korale nga Kori i Universitetit Haxhi Zeka dhe u mbajt një pikë artistike nga Ansambli Rugova.

Në këtë datë të shënuar, OVL UÇK Pejë, ka dekoruar me Urdhërin Skender Çeku, 10 punëtor të mjekësisë, që kontribuan gjatë luftës çlirimtare,për Gadishmëri dhe Përkushtim. Për nderë të 5 majit, u mbajten dhe 5 gara sportive që do të jenë tradicionale:

Turneu tradicional në Pingpong “Gazmend Berisha Kalega”, ku fitues ishte Ndue Kola nga Klina, Turneu tradicional në Futball “Shpetim Bobi”, ku fitues ishte ekipi “Adrian Krasniqi” nga Istogu, Turneu tradicional i Shahut “Besnik Lajqi” të cilin e fitoi Hasan Zenuni nga Deçani, Turneu tradicional në Streetball “Mustafë Morina” ku fitoi ekipi “OVL UÇK” nga Istogu, si dhe Turneu tradicional në Shënjëtari “Mustafë Abazi” , ku më i miri ishte Bekë Berisha nga Istogu.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …