leoni

Hani i Elezit në debatin publik prezantoi projekt Buxhetin për vitin 2021 si dhe parashikimet për Vitet 2022-2023

Për shkak të gjendjes së krijuar me pandeminë Covid-19, kësaj here nuk kemi organizuar takime nëpër vendbanime, sikurse që i mbajshim takimet e viteve të kaluara me banorët e fshatrave dhe vendbanimeve të komunës së Hanit te Elezit, por sot po e mbajmë këtë dëgjim publik në këto rrethana të krijuara nga pandemia duke ju përmbajtur edhe rregullave dhe udhëzimeve të IKSHPK u tha nga Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma dhe Drejtori për Buxhet dhe Financa Shabi Rexhallari të cilët prezantuan Draft Buxhetin. Sipas tyre, Bazuar në QB 2021/02 të lëshuar me datën 11.08.2020, MF-ja ka caktuar kufijtë buxhetor final për të gjitha organizatat buxhetore apo komunat, lidhur me kategoritë ekonomike të shpenzimeve për vitin 2021 dhe parashikimet buxhetore 2022-2023. Buxheti i komunës se Hanit të Elezit i caktuar për vitin 2021 do të jetë në lartësi prej 2,590,311 €, ku në krahasim me vitin 2020 (që është 2,742,095 €), do të kemi një rënie për 151,784 € apo për 5.54%. Ky zvogëlim i buxhetit është për të gjitha komunat e Kosovës për shkak të situatës ekonomike të krijuar nga pandemia, Komisioni i Granteve ka ulur të hyrat. Për vitin 2022 buxheti do të jetë në shumë prej 3,154,853 € apo për 564,562 € apo 21.79% më i madh se i vitit 2021, ndërsa buxheti i vitit 2023 do të jetë në shumë prej 3,255,290 € apo për 3.18% më i madh se i vitit 2022. Sipas burimit të financimit kemi këtë pjesëmarrje të buxhetit për vitin 2021, ku nga financimi qeveritar (G. Përgjithshëm, G Arsimit dhe i shëndetësisë) do te kemi shumën prej 2,227,446 apo 87.73%, ndërsa nga të hyrat vetanake do te kemi 317,865 € apo 12.27%. Sipas kategorive ekonomike të shpenzimeve do të kemi këtë strukturë buxhetore:

– paga dhe shtesa do te kemi 1,612,781 € apo 62.26% për stafin prej 237 të punësuarve;

– mallra dhe shërbime do të kemi 335,258 € apo 12.94%;

– shpenzime komunale do te kemi 67,000 € apo 2.59%;

– subvencione dhe transfere do te kemi 75,000 € apo 2.90%;

– investime kapitale do te kemi 500,272 € apo 100%.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …