Hani i Elezit shënoi 11 Qershorin, Ditën e Çlirimit, ditën më të rëndësishme të historisë më të re për këtë komunë

Shënimi i 11 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Hanit të Elezit, filloi me Homazhe te pllakat përkujtimore në territorin e Hanit të Elezit ku ranë Dëshmorët e Kombit dhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Puset e Nikës. Ndërsa manifestimi qendrorë është mbajt në fushën e sporteve ku ishin prezent përfaqësues të institucioneve publike në krye me kryetarin e komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, Familje të Dëshmorëve, FSK-së, Policisë së Kosovës, Shoqata të dala nga Lufta e UÇK-së, subjekteve politike e shumë mysafirë e qytetarë të komunës së Hanit të Elezit. Duke ju uruar mirëseardhje në shënimin e kësaj feste, kryetari i komunës Rufki Suma në fjalën e rastit tha: Në emër timin dhe të komunës se Hanit të Elezit ju përshëndes dhe ju dëshiroj mirëseardhje, Deputetin e Parlamentit të Republikës se Kosovës Mirsad Shkreta, e në veçanti përshëndesim familjet e dëshmorëve të kombit, familjet e viktimave civile të luftës,  përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së,  invalidët e veteranët e të gjitha luftërave çlirimtare, oficer e ushtarë të Kosovës, pjesëtarë të Policisë së Kosovës, përfaqësues të Bashkësisë Islame, përfaqësues të bizneseve, ish të burgosurit politik, punëtorët shëndetësor, mësimdhënës, nxënës dhe gjithë juve të pranishëm.  Të nderuar qytetarë, kur shënojmë këtë ditë, duhet të kujtojmë luftën dhe sakrificën e të gjithë qytetarëve tanë që në forma të ndryshme dhanë kontribut për të ardhur deri të kjo liri që sot e gëzojmë. U dha shumë mund, u bë shumë sakrificë,u derdh shumë gjak. U vranë e masakruan me qindra e mijëra shqiptar, u dëbua me dhunë gati e tërë popullata shqiptare nga trojet e veta,  por me një luftë të përbashkët, të frymëzuar nga qëndresa heroike e familjes Jashari, dhe luftës së lavdishme të UÇK-së në krye me komandantin legjendar Adem Jashari, me përkrahjen e madhe të të gjithë shqiptarëve kudo qe ishin ata si në: diasporë, Shqipëri, Maqedoni e Luginë të Preshevës, dhe me përkrahjen e madhe të aleatëve tanë, faktorit ushtarak të NATO-s në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosova arriti të çlirohet njëherë e përgjithmonë nga okupatori pushtues serb dhe të fitoj lirinë e saj dhe të shpallet shtet i pavarur e që sot është njohur nga më shumë se 100 shtete të botës.  Edhe përkundër krejt kësaj sakrifice, edhe pas shpalljes se Pavarësisë së Kosovës, prijësit e luftës së UÇK-së, ata që e shpallën Pavarësinë e shtetit të Kosovës, në vend që sot të jenë me ne për të festuar ditën e Çlirimit, ata po përballen me drejtësinë ndërkombëtare. Por ne besojmë se ashtu sikurse bashkëluftëtarët e tyre që u gjykuan nga gjykata e Hagës  para disa vitesh dhe dolën të pafajshëm, ashtu do të dalin të pafajshëm dhe triumfues edhe këta çlirimtar që padrejtësisht po mbahen në gjykatën e Hagës. Me 11 Qershor të vitit 1999 në orët e pasdites ushtarët e UÇK-së, të Brigadës 164 Gafurr Loku në Han të Elezit, pas plot një viti të aktiviteteve luftarake  me forcat serbe u vendosën në Han të Elezit dhe lagjet e saja përreth, ndërsa  të nesërmen me 12 Qershor të vitit 1999 ishin të parët që i pritën dhe iu dëshiruan mirëseardhje në Kosovë farcave të NATO-s. Hani i Elezit edhe pse një komunë e vogël në numër, për lirinë e trojeve shqiptare dha 15 Dëshmorë, dhjetëra civil të vrarë, dhjetëra të tjerë të plagosur dhe një brigade me mbi 500 ushtarë që luftuan në të gjitha frontet e luftës, në tre luftëra çlirimtare, tha kryetari Suma. Ndërsa Deputeti i Republikës së Kosovës Mirsad Shkreta në urimin e tij drejtuar banorëve të komunës për Ditën e Çlirimit, revokoi zhvillimet historike të popullit tonë për çlirim dhe pavarësi. Ai tha se vendi ynë përsëri gjendet në udhëkryqet e historisë duke theksuar se si as njëherë më shumë na duhet unitetit për të realizuar synimet tona. Ai falënderoi banorët e komunës për përkrahjen të cilin e ka marrë dhe u zotua se do të jetë zë i fuqishëm në Parlamentin e Republikës së Kosovës. Manifestimi me rastin e shënimit të 11 Qershorit, Ditës se Çlirimit u përmbyll me program muzikor të prezantuar nga SHKA “SHARRI” nga Hani i Elezit. Madhështinë e kësaj feste e shtoi performaca e jashtëzakonshme e solistit të mirënjohur të estradës kosovare Arian Agushi ( Gold AG ).

May be an image of 1 person, standing dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …