Hapet Ekspozita me fotografi të vjetra të Kaçanikut

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e përvjetorit të dhjetë të Pavarësisë së Kosovës, është hapur ekspozita me fotografi të vjetra të Kaçanikut, të autorit Axhip Tusha. Në mesin e mysafirëve që përshëndetën këtë aktivitet, ishte edhe Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, i cili përgëzoi autorin për veprimtarinë e tij me dekada të tëra, në profesionin e një fotografi, që ndër vite filmoi shumë ngjarje e vende të ndryshme. Në shenjë falënderimi Kryetari Ilazi i ndau mirënjohje fotografit Tusha në emër të Komunës së Kaçanikut. Ky aktivitet është përkrahur nga Fabrika ” Kivo” dhe Komuna e Kaçanikut, ndërsa të gjitha aktivitetet për shënimin e përvjetorit jubilar të pavarësisë, janë duke u organizuar nën përkujdesjen e Kryetarit Besim Ilazi.

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …