Hapet në Skenderaj panairi i produkteve bujqësore dhe artizanateve

Në Skenderaj është hapur panairi i produkteve bujqësore dhe artizanateve të grave fermere dhe atyre që merren me punë artizanale. Në ceremoninë hapëse të këtij panairi tradicional, drejtori i Drejtorisë për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Skenderajt Musa Lushtaku ka lavdëruar punën e grave fermere në kultivimin dhe përpunimin e produkteve bujqësore dhe artizanateve. Ai ka theksuar se puna e tyre dhe përkrahja institucionale nga Ministria e Bujqësisë ka bërë që produktet bujqësore të promovohen çdo ditë e më shumë dhe të konsumohen nga qytetarët. Në emër të shoqatës së grave “Okarina e Runikut”, përfaqësuesja e kësaj shoqate ka thënë se gratë fermere po bëjnë punë të rëndësishëm në përpunimin e produkteve bujqësore dhe artizanateve. Ajo ka falënderuan për përkrahje Ministrinë e Bujqësisë dhe Drejtorinë e Bujqësisë të Komunës së Skenderajt.

Panairi i promovimit të produkteve bujqësore dhe artizanateve është panair tradicional që organizohet nga shoqata e grave fermere “Okarina e Runik” dhe Drejtoria e Bujqësisë e Skenderajt. Ky panairi do të jetë i hapur për dy ditë më 4 dhe 5 shtator në sheshin Adem Jashari në Skenderaj.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Në 25-vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndjeva krenari dhe motiv të jashtëzakonshëm për rrugën përpara

Me besim në Zot, Atdhe e Shtet – përherë dhe përgjithmonë! Në 25-vjetorin e Aleancës …