Kreshnik Gashi: ARKEP do t'i bllokojë thirrjet shqetësuese të cilat vijnë nga prefiksi malazez +382

Kreshnik Gashi: ARKEP do t’i bllokojë thirrjet shqetësuese të cilat vijnë nga prefiksi malazez +382

Dhjetëra qytetarë janë ankuar në rrjete sociale se janë duke u shqetësuar nga numrat të panjohur me prefiksin malazez. Thirrjet nga këta numra po i harxhojnë kreditë. Kryetari i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Kreshnik Gashi, ka thënë për KosovaPress, se janë duke e analizuar këtë fenomen së bashku me operatorët vendor dhe atë të Malit të Zi. Sipas tij nëse vazhdojnë këto thirrje shumë rregullatorë së bashku me operatorinTelekomi i Kosovës në bashkëpunim me Malin e Zi do t’i bllokojnë këto thirrje.

“Jemi duke e analizuar këtë fenomen së bashku me operatorët tan dhe atë të malit të Zi. Qytetarët nuk tariforen edhe nëse pranojnë çfarëdo thirrje , përveç kohës që janë në roming jashtë vendit . Sipas operatorit Telekomi i Kosovës nuk është numri i madh i këtyre thirrjeve, por nëse pranohen thirrje të tilla shqetësuese Telekomi së bashku me operatorët dhe në së bashku me kolegët e rregullatorit të Malit të Zi do të bllokojmë numrat nga vijnë këto thirrje“, është përgjigjur Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Kiljunen: Kosova u dakordua për Asociacionin si element për anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Parlamentit të Finlandës, Kimo Kiljunen ka thënë …