Flamujt e UÇK-së mbushin Prishtinën, vazhdon numërimi drejt 16 shtatorit

Prishtina ka nisur sot vendosjen e flamujve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në hapësirat publike të qytetit, një ditë pas aktivizimit të “Orës së Pritjes” që numëron kohën deri më 16 shtator. Nënkryetarja e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka bërë të ditur se flamujt po vendosen në sheshe të ndryshme të kryeqytetit, duke i cilësuar ata si simbol të historisë, sakrificës dhe krenarisë kombëtare. “Prishtina sot vishet me flamujt e lirisë sepse Kosova po pret kthimin e çlirimtarëve. Në çdo shesh, një simbol i historisë, sakrificës dhe krenarisë sonë”, ka shkruar Musmurati. Aktiviteti është pjesë e nismës “Kosova po pret”, e cila lidhet me pritjen e vendimit të 16 shtatorit në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Në kuadër të kësaj nisme, “Ora e Pritjes” është vendosur në Bulevardin “Nëna Terezë”, ku numërohen ditët, orët, minutat dhe sekondat deri në datën e vendimit. Në Prishtinë është paralajmëruar edhe Marshi për Liri, i cili pritet të mbahet më 12 shtator, si pjesë e aktiviteteve të organizuara në prag të vendimit.

Kontrolloni gjithashtu

Më 23 gusht të vitit 1932 ka vdekur Marigo Pozio, veprimtare e Lëvizjes Kombëtare për çlirimin e Shqipërisë

Më 23 gusht të vitit 1932 ka vdekur Marigo Pozio, veprimtare e Lëvizjes Kombëtare për çlirimin e Shqipërisë

Më 23 gusht të vitit 1932 ka vdekur Marigo Pozio, veprimtare e Lëvizjes Kombëtare për …