Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) mori pjesë në Konferencën “Komunat, qeverisja shumënivelëshe dhe Karta Evropiane e Vetëqeverisjes Lokale”, organizuar nga Qendra e Ekspertizës për Qeverisjen Shumënivelëshe pranë Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës.

Në sesionin hyrës folën Claudia Luciani – Drejtoreshë e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës z.Agim Aliu, Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe Shefja e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Mary Ann Hennessey.

Duke folur në emër të Komunave të Republikës së Kosovës z. Agim Aliu – Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës tha se “për AKK-në, takimi i sotëm ka rëndësi të veçantë.

Asociacioni ynë merr pjesë me status vëzhgues në punimet e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës në Strasbourg.

Ky bashkëpunim u ka dhënë komunave të Kosovës mundësi që përvojën dhe shqetësimet e tyre t’i paraqesin në një forum evropian të vetëqeverisjes lokale.

Gjatë Konferencës u prezantua edhe Raportit që shqyrton vetëqeverisjen lokale në raport me parimet e Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale.

Raporti, i prezantuar nga ekspertët Francesco Palermo dhe Leon Malazogu, trajton decentralizimin fiskal, autonominë administrative, mekanizmat e konsultimit ndërmjet nivelit qendror dhe lokal, si dhe kapacitetet operative të komunave.

Diskutimi mbi forcimin e demokracisë lokale ofroi hapësirë për shqyrtimin e prioriteteve të reformës dhe të mundësive për bashkëpunim institucional e teknik.

Për Asociacionin e Komunave të Kosovës, rëndësia e këtij procesi qëndron në përfshirjen e komunave si partnerë në hartimin e politikave dhe reformave që ndikojnë në funksionimin e tyre.

Vetëqeverisja lokale efektive kërkon kompetenca të qarta, financim të përshtatshëm dhe konsultim të rregullt e kuptimplotë me nivelin lokal.

Pjesëmarrja në këtë dialog i shërben angazhimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës për përfaqësimin e interesave të komunave, forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe avancimin e një qeverisjeje lokale më të përgjegjshme e më afër qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

NJOFTIM – Bllokohet përkohësisht rruga Drenoc – Bubavec

Komuna e Malishevës njofton të gjithë qytetarët se, për shkak të punimeve në asfaltim, gjatë …