Në sallën e Kuvendit komunal të Rahovecit, të premtën u mbajt mbledhja komemorative në nderim të veprimtarit të çështjes kombëtare, Ramush Avdyl Krasniqi nga Brestoci, i cili ia kushtoi jetën lirisë dhe çështjes kombëtare.
Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e tij të çmuar për çlirimin e atdheut, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, i ndau dekoratën Post Mortum “Medalja e Lirisë”, Ramush Krasiqit, të cilën e pranoi djali i tij, Festimi.
Komuna e Rahovecit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Krasniqi dhe të gjithë ata që e njohën dhe e çmuan veprimtarin.