Ramush Haradinaj uron Joe dhe Shirley DioGuardi për shtetësinë e Kosovës

Ish kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Joe dhe Shirley DioGuardi pasi ata janë bërë zyrtarisht shtetas të Kosovës. Haradinaj ka vlerësuar kontributin e tyre në mbështetje të Kosovës, veçanërisht përmes angazhimit të Joe DioGuardit dhe Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane në Uashington dhe Kongresin Amerikan që nga viti 1989. “Gëzuar shtetësinë e Kosovës për dy miqtë tanë të mëdhenj, Joe dhe Shirley DioGuardi!”, ka shkruar Haradinaj. Ai ka thënë se DioGuardi dhe Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane ishin ndër të parët që i hapën dyert Kosovës në SHBA dhe se në ditët më të vështira u bënë zëri i saj. “Kosova nuk i harron kurrë miqtë e kohëve të vështira”, ka shkruar Haradinaj, duke i falënderuar për mbështetjen e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Dosja e vitit 1995 që rikthen në vëmendje akuzat ndaj Vuçiqit për “Sarajevo Safari”

Gazetari investigativ kroat Domagoj Margetiq ka publikuar një dokument të datës 17 shkurt 1995, për …