leoni

Ministri Muharremi nënshkroi dy udhëzime administrative, për licencimin e autoshkollave dhe për instruktor shofer

Ministri i Infrastrukturës Hanefi Muharremi nënshkroi dy udhëzime administrative, për licencimin e autoshkollave dhe për instruktor shofer.

Udhëzimi administrativ me nr.20/2017, për licencimin e autoshkollave ka për qëllim të përcaktoj kushtet dhe kriteret që duhet t’i plotësoj Auto Shkolla për licencim, përtëritje të licencës , pezullim dhe revokim të licencës.

Ndërsa, udhëzimi administrativ për instruktor shofer, 19/2017, përcakton kushtet dhe mënyrën e dhënies së provimit për licencim të instruktor shoferit, lëshimin e  licencës të drejtat dhe detyrat e instruktor shoferit, mbajtjen e evidencës për dhënien e provimit si dhe planprogramin.

Këto dy udhëzime administrative, hyjnë në fuqi shtatë ditë pas nënshkrimit nga ana e ministrit të Infrastrukturës.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …