Hapet Qendra Informuese për shëndetin e gruas në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kaçanik

Është bërë përurimi i Qendrës Informuese për shëndetin e gruas në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kaçanik. Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Remzi Elezi, përshëndetin iniciativën për hapjen e kësaj qendre, duke e konsideruar si shumë të nevojshme për shëndetin e nënave dhe fëmijëve të Komunës së Kaçanikut. Nënkryetari Elezi falënderoi donatorët për këtë projekt, që do të jetë gjithmonë në shërbim të nënave dhe fëmijëve ku do të shërbehen me këshilla dhe njohuri të ndryshme. Prerjen e shiritit e bënë Zv. Ambasadori i Republikës së Çekisë Dushan Krali, zëvendësministri i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Izet Sadiku, Mirka Aliu drejtoreshë e organizatës “Aksioni për nëna dhe fëmijë” si dhe Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kaçanik Nejazi Ilazi, të cilët njëkohësisht përshëndetën hapjen e kësaj qendre, e cila është këshillimorja e pestë në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …