Hapet tregu i kafshëve në komunën e Malishevës

Është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve në Malishevë, e cila është drejtuar nga nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku.  Në këtë mbledhje, drejtorët e drejtorive, kanë prezantuar aktivitetet e tyre javore, ndërsa lajmin e mirë e ka dhënë drejtoria e inspektoratit, ku ka njoftuar se nga kjo javë do të hapet tregu i kafshëve, pasi ka kaluar rreziku i përhapjes së sëmundjes gungore të kafshëve.

Sipas drejtorit të inspektoratit, Fadil Shala, AVUK-u, e ka njoftuar drejtorinë, se nga tani mund të hapet tregu i kafshëve, i cili ishte ndaluar tash e disa muaj, në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së sëmundjes gungore të kafshëve. Ky është prej lajmeve më të mira që kanë marrë shitësit dhe blerësit e kafshëve, pasi konsiderohet se ka kaluar rreziku i përhapjes së kësaj sëmundjeje.

Në këtë mbledhje, edhe drejtori për buxhet, Vesel Krasniqi, tha se janë në rrugë të mbarë të përfundimit të suksesshëm të këtij viti buxhetor, ndërsa drejtori i urbanizimit, Ahmet Morina, ka thënë se janë drejt përfundimit të dhjetëra projekteve, disa prej të cilave tani kanë përfunduar gjatë javës, duke i përmendur shumë rrugë, kanalizime, ndriçim të rrugëve dhe të tjera.

Në fushën e bujqësisë, drejtori Haxhi Krasniqi, tha se për shkak të kushteve të mira atmosferike, bujqit po vazhdojnë me mbjelljen e grurit.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …