Haradinaj: Asnji ministër sun më kallxon mu çka me bo, as Bedri Hamza as kërkush

Haradinaj: Asnji ministër sun më kallxon mu çka me bo, as Bedri Hamza as kërkush

Kryeministri, Ramush  Haradinaj, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj ministrit të Financave, Bedri Hamza, i cili ka refuzuar marrjen e pagës me rritje qind për qind. I mllefosur për këtë veprim të arsyeshëm dhe popullor të ministrit, Haradinaj i ka përmendur atij kohën kur në krye të Bankës Qendrore të Kosovës ka marrë pagën 4000 euro në muaj. “Asnjë ministër sun më kallxon mu çka me bo. As Bedri Hamza as kërkush. 4 mijë euro e ka pas pagën në BQK, mos të shet mend”. As kryeparlamentari e presidenti i vendit, nuk mund t’i tregojnë çka të vendos nëpërmjet ministrave. “As Kadria e as Hashim sun më kallxojnë çka me bo nëpërmjet ministrave”, deklaroi Ramush Haradinaj, për “Tribuna”.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …