Haradinaj bën homazhe për dëshmorët dhe martirët në Rogovë të Hasit

Kryetari i AAK-së dhe
ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Hardinaj, sot mori pjesë
në Akademinë Përkujtimore për 21 dëshmorët e UÇK-së dhe 9 martirët që ranë në
Rogovë të Hasit. Haradinaj tha se ata janë emra të historisë më të re të Kosovës,
për të cilët lavdia do të jetë e përjetshme. “
Në fakt ngjarja e para 17 vjetëve në Rogovë të
Hasit, ka qenë njëra prej ngjarjeve të dhimbshme të Kosovës, por njëkohësisht
edhe njëra prej momenteve më të lavdishme të luftës së UÇK-së për liri”, tha
kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Përndryshe, në manifestimin e organizuar
në përkujtim të kësaj ngjarjeje, në homazhet dhe në akademinë përkujtimore,
morën pjesë qindra qytetarë, ish luftëtarë, familjarë dhe figura të rëndësishme
publike.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, iu ka drejtuar një letër zyrtarëve civilë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtarakëve të FSK-së

Ejup Maqedonci: Deri më tani në Kosovë nuk është lëshuar asnjë leje për prodhimin e dronëve luftarakë

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka deklaruar se deri më tani në Kosovë …