Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj gjatë vizitës së tij në Mynih, ka takuar mërgimtarët, ku ka deklaruar se diaspora i ka dhënë mbështetjen e pakursyer vendit në momentet më të rëndësishme të Kosovës. “Diaspora i ka dhënë mbështetjen e pakursyer vendit në momentet më të rëndësishme të rezistencës, luftës dhe shtetndërtimit. Tani në përmbyllje të shumë proceseve që po kalon Kosova, roli i diasporës është i nevojshëm në ndërtimin dhe konsolidimin e shtetit. Diaspora duhet ta shoh Kosovën si vend ku mund të zhvillojnë biznese dhe të investojnë.Kosova ua ka borxh, andaj ju presim me zemër, si vëllezër e motra e si partnerë në zhvillim!”, ka shkruar Haradinaj.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
