Vuçiq mbledh qeverinë për të biseduar për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë

Vuçiqit i bëhet e ditur edhe një herë në Munchen se Gjermania nuk dëshiron të ndryshohen kufijtë e Kosovës së pavarur

Kryetarit serb, Aleksandar Vuçiq ka folur në Munchen me ministrin e jashtëm gjerman, Heiko Mass. Ai ka thënë se është falënderues që Gjermania të pranojë ta dëgjojë Serbinë, për shkak të pozicionit të fortë mbështetës të Berlinit për pavarësinë e Kosovës. “Pozicioni ynë në të tilla takime është shumë i vështirë. Tani na duhet të bëjmë mrekulli vetë që të na dëgjojnë, dhe për këtë i falënderojmë. Ata e kanë pranuar Kosovën e pavarur, dhe kur ata flasin për ndryshim kufijsh, ata flasin për ndryshim kufijsh që nuk lejohen”, ka thënë Vuçiqi.b“Kjo duhet t’u bëhet e qartë të gjithëve, sepse njerëzve tanë në Serbi shumë mashtrues provojnë t’ua shesin tregimin se si janë kundër ndryshimit të kufijve, porse Kosova është Serbi. Nuk është kështu, Gjermania thjeshtë nuk donë që të ndryshohen kufijtë e Kosovës së pavarur”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …