Me reastin e 77 vjetorit të themelit të NATO-s, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar se ushtria e Kosovës është e gatshme për të qenë pjese e kësaj Aleance ushtarake. Ai ka shkruar se populli i Kosovës i është përjetësisht mirënjohës NATO-s për rolin vendimtar për çlirim dhe paqe. “Ushtria jonë, e ndërtuar sipas standardeve të NATO-s, është e gatshme për t’u bërë anëtare e denjë e Aleancës, përkrah SHBA-së dhe aleatëve, në shërbim të paqes dhe sigurisë. Urimet dhe mirënjohjen më të thellë për të gjithë pjesëtarët e Aleancës, kudo që janë në shërbim të paqes nëpër botë” ka shkruar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
