Haradinaj gjatë qëndrimit tij në Londër, ka takuar disa nga bashkatdhetarët nga Kosova dhe Shqipëria

Haradinaj gjatë qëndrimit tij në Londër, ka takuar disa nga bashkatdhetarët nga Kosova dhe Shqipëria

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj gjatë qëndrimit tij në Londër, ka takuar disa nga bashkatdhetarët nga Kosova dhe Shqipëria. Këtë ai e bëri të ditur përmes një shkrimi ku ka thënë se diaspora vazhdon të mbetet shtyllë e fortë ekonomike për vendin tonë dhe pasqyrë e vlerave tona historike. Ai ka premtuar se si kryeministër do të vazhdojë të punojë për një ambient të përshtatshëm për investime direkte të huaja.

“Bashkatdhetarët nga Kosova dhe Shqipëria vazhdojnë të mbeten shtyllë e fortë ekonomike për vendin dhe pasqyrë e vlerave tona historike, kulturore e artistike në botë. Sot në Londër pata kënaqësinë të takojë një pjesë të tyre, nga të cilët ndëgjova shumë histori suksesi. Si Kryeministër i vendit, do të vazhdojë të punojë për ambient të përshtatshëm për investime direkte të huaja, me theks për investime nga diaspora jonë që janë vlerë e pakontestueshme e jona, vlerë që tregimin për Kosovën e kanë ndërtuar dhe vazhdojnë ta mbrojnë e pasurojnë në mënyrën më të mirë!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Profesori amerikan, Edward Joseph kërkon nga Joe Biden që ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Edward Joseph: Të gjithëve atyre që u angazhuan me Januszin për çështjet e Ballkanit do t’ju mungoj mendja e tij depërtuese

Eduard Xhozef, ligjërues në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka …