Sindikatat e Punëtorëve të Postës së Kosovës ka bërë të ditur së punëtorët e Postës do të vazhdojnë sot grevën

Sindikatat e Punëtorëve të Postës së Kosovës ka bërë të ditur së punëtorët e Postës do të vazhdojnë sot grevën ku do të mbyllen të gjitha zyrat postare të Postës. “Sot do të hyjmë në Grevë të Përgjithshme duke filluar nga ora 08:00 e mëngjesit deri në ora 21:00 ne mbrëmje dhe nuk do të ofrohet asnjë shërbim në asnjë nga zyrat postare. Veprimet tona nuk do të ndalën as ditëve në vijim deri në plotësimin e kërkesave tona ”, thuhet në njoftimin e Sindikatës.

Greva sipas tyre është një sensibilizim për reflektim të institucioneve relevante të cilat janë përgjegjëse për tejkalimin e krizës financiare në ndërmarrjen publike Posta e Kosovës. “Nuk mund të ketë stabilitet për punonjësit pa mbulimin e Shërbimit Universal Postar, pa aprovimin e strategjisë së Postës e cila është dërguar për aprovim në Qeveri si dhe pa ndalimin e favorizimit të operatorëve privatë nga institucionet shtetërore”, thekson Sindikata. Si pasojë e mosrealizimit të kërkesave të mësipërme, për të cilat është paralajmëruar Qeverina e Kosovës muaj më parë, punëtorët e Postës nuk i kanë marrë pagat as sot.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …