Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim drejtorin e Council for Inclusive Governance me seli në New York, Alex Roinishvili Grigorev, ku kanë këmbyer pikëpamjet e tyre lidhur me zhvillimet në Kosovë. “Në takim me analistin e njohur dhe drejtorin e “Council for Inclusive Governance” në New York, Alex Roinishvili Grigorev, këmbyem shumë pikëpamje mbi zhvillimet e fundit politike në Kosovë, por edhe në rajon. Kosova ka përvetësuar vlerat perëndimore dhe mendimi intelektual i miqve tanë për të ecur përpara në rrugën euro-atlantike është çdoherë i mirëseardhur”, ka shkruar Haradinaj.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
