Thaçi: Heroizmi i Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës është i përjetësuar në historinë tonë të re

Thaçi: Heroizmi i Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës është i përjetësuar në historinë tonë të re

Sot janë bërë 22 vjet nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës. Me këtë rast, kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se heroizmi i tyre është i përjetusuar në historinë tonë të re. Përmes një shkrimi ai ka theksuar se ata janë ndër komandantët e parë të UÇK-së. “Heroizmi i Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës është i përjetësuar në historinë tonë të re. Ata janë ndër komandantët dhe luftëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lavdi e përjetshme emrit dhe veprës së tyre”, ka shkruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …