leoni

Haradinaj: Kosova do ta ketë përkrahjen e plotë të shtetit kroat në rrugën euro-atlantike dhe në proceset integruese

Haradinaj: Kosova do ta ketë përkrahjen e plotë të shtetit kroat në rrugën euro-atlantike dhe në proceset integruese

Kreu i Qeverisë së vendit, Ramush Haradinaj është takuar me Ministre e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Marija Pejcinovic Buric. Ai me anë të një një postimi ka thënë se  u sigurova se Kosova do ta ketë përkrahjen e plotë të shtetit kroat në rrugën euro-atlantike dhe në proceset integruese.

“Nga Marija Pejčinović Burić, Ministre e Punëve të Jashtme të Kroacisë, u sigurova se Kosova do ta ketë përkrahjen e plotë të shtetit kroat në rrugën euro-atlantike dhe në proceset e anëtarësimit në mekanizmat ndërkombëtarë. Lidhja tradicionale dhe marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale me Kroacinë, do të fuqizohen me bashkëpunim të gjerë në të gjitha fushat me interes të përbashkët”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Seanca për rastin “Banjska” në Prishtinë mbyllet për dëshminë e dëshmitarit anonim

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, në Departamentin për Krime të Rënda, ka nisur sot seanca …