leoni

Haradinaj: Kosova është më keq se sa ka qenë edhe në kohën e UNMIK-ut

Haradinaj: Kosova është më keq se sa ka qenë edhe në kohën e UNMIK-ut

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  Ramush Haradinaj në shënimin e 17-vjetorit të themelimit të partisë që ai drejton ka deklaruar se Kosova është më keq se sa ka qenë edhe në kohën e UNMIK-ut. “Kosova sot është më e korruptuar se në kohën e UNMIK-ut. Serbia është e pranishme  në Kosovë më shumë se sa në kohën e UNMIK-ut, investimet e huaja s’kanë ndodhur me të cilat mund të mburreshim. Diaspora jonë që i jam mirënjohëse, i jemi sepse edhe në kohën e krizës ishin me ne, nuk po e gjejnë mënyrën për të investuar në Kosovë. Bujqit, sipërmarrësit janë keq, grantet ndalen rrugës ose arrijnë vetëm tek ata që janë të partisë në pushtet, po vazhdon me ndërhy në punët tona, arsimi i politizuar, shëndetësia në gjendje të rëndë, tha mes tjerash kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …