Ramush Haradinaj

Haradinaj: Kosova është në momente të ndjeshme

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka rishfaqur bindjen e tij se ky vit është vit i liberalizimit të vizave dhe i krijimit të ushtrisë së Kosovës. Gatë fjalës para anëtarëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë, ai theksoi se Kosova është në momente të ndjeshme. Ai shtoi më tutje se do të vazhdohet me procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe theksoi se do të bëhet një marrëveshje e paqes, por pa e harruar të kaluarën. Kosova është në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, por aktualisht ka vetëm një synim. Viti 2018, është vit të bërjes së ushtrisë, Forca e Sigurisë së Kosovës do ta ndërrojë mandatin dhe do të vazhdoj rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …